Celebrities Gossip

Prince William hap zemrën rreth dirvocit të prindërve: “Dua t’u jap fëmijëve stabilitetin që nuk e pata kurrë në fëmijëri”

Prince William ka rrëfyer publikisht dëshirën e tij më të madhe: t’u sigurojë tre fëmijëve të tij një jetë familjare të qetë dhe të qëndrueshme, ndryshe nga ajo që ai vetë përjetoi gjatë fëmijërisë.

Në episodin e transmetuar më 3 tetor të serialit The Reluctant Traveler në Apple TV+, i moderuar nga Eugene Levy, Princi i Uellsit foli hapur për përvojat e tij si fëmijë, marrëdhënien me Kate Middleton dhe përgjegjësinë e madhe që e pret si monark i ardhshëm i Anglisë.

William, 43 vjeç, theksoi se një pjesë e axhendës së tij si mbret do të jetë “ndryshimi për të mirën”, por brenda familjes ai përpiqet të krijojë stabilitet për bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre: Prince George, 12 vjeç, Princess Charlotte, 10, dhe Prince Louis, 7.

Është shumë e rëndësishme që në shtëpi të ketë ngrohtësi, siguri dhe dashuri

-u shpreh ai, duke e lidhur këtë qasje me trashëgiminë e nënës së tij, Princeshës Diana.

William kujtoi se prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte vetëm 8 vjeç, çka i ndërpreu fëmijërinë e qetë dhe e shndërroi familjen mbretërore në qendër të krizave publike.

Diana dhe Princi Charles u martuan në vitin 1981, por martesa e tyre u shoqërua me tradhti dhe tensione të forta, duke përfunduar me divorc në gusht 1996.

Episodet dramatike të marrëdhënies së tyre dhe intervistat e bujshme e kanë bërë atë periudhë një nga më të trazuara për familjen mbretërore britanike.

Me këtë rrëfim, William la të kuptohet se kujdesi për jetën private të fëmijëve të tij do të jetë një prioritet i pandashëm, duke u përpjekur të ndërtojë për ta atë që vetë nuk e pati kurrë.