Gossip Showbiz

Katy Perry dhe Justin Trudeau vijojnë romancën?

Dy muaj pas daljes së tyre të parë publike, Katy Perry dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau vazhdojnë të shihen bashkë, pavarësisht spekulimeve se flirtimi i tyre kishte marrë fund. Çifti u fotografua së fundmi në një darkë në Montreal, ndërsa Trudeau më pas mori pjesë në një nga koncertet e turit të artistes në Kanada.

Sipas “DailyMail”, kohët e fundit komunikimi mes tyre është bërë më i rrallë, duke nxitur zëra se marrëdhënia ishte shuar.

Por burime për “US Weekly” konfirmojnë se dyshja vazhdon të takohet, duke zgjedhur të ruajë privatësinë.

Ata janë shumë më të rezervuar për lidhjen e tyre, por flasin rregullisht dhe kanë interes të ndërsjellë

-tha një i afërt.

Një tjetër burim shtoi se raporti i tyre “nuk është serioz” për shkak të angazhimeve të shumta të Katy Perry me turin “Lifetimes”.

Justin ka planifikuar ta takojë sërish pas disa javësh, kur të kthehet nga turneu i tij në Brazil. Katy është shumë e zënë, por e hapur për takime

-u shpreh burimi.

Romanca mes tyre nisi pas ndarjes së Katy Perry nga aktori Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy. Ish-çifti e bëri publik ndarjen në fillim të shtatorit, duke theksuar se do të fokusohen tek bashkë-prindërimi.

Orlando Bloom, në një intervistë për “Today Show”, foli për herë të parë për këtë ndarje:

Jam mirë dhe mirënjohës. Kemi vajzën më të bukur. Do të jemi mirë, ka vetëm dashuri mes nesh