Gossip Showbiz

Katy Perry dhe Justin Trudeau i japin fund romancës surprizë – e vërteta pas ndarjes që po trondit showbiz-in!

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau, që prej disa javësh kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të një romance të supozuar, duket se i kanë dhënë fund historisë së tyre.

Dyshja u fotografua duke darkuar së bashku në Montreal, ndërsa Trudeau ndoqi edhe një nga koncertet e këngëtares, duke shtuar dyshimet për një lidhje mes tyre.

Por, sipas burimeve pranë tyre, marrëdhënia është ftohur dhe kontakti mes të dyve është reduktuar ndjeshëm.

Shkak kryesor për këtë duket të jetë axhenda e ngarkuar dhe presioni i madh i opinionit publik.

Nuk ka asgjë negative mes tyre, por thjesht nuk janë më në kontakt të vazhdueshëm. Për momentin, situata është qetësuar

-tha një burim për mediat.

Gjithashtu, raportohet se Trudeau nuk ishte gati të përballonte gjithë vëmendjen mediatike që solli ky raport, ndërsa Perry, pas ndarjes nga Orlando Bloom, nuk e sheh veten të gatshme për një lidhje serioze.