Gossip Showbiz

Katy Perry dhe Justin Trudeau ndezin thashethemet pas një darke private, si është marrëdhënia mes tyre?

Pas ndarjes nga aktori Orlando Bloom, këngëtarja Katy Perry është përfolur për një lidhje të mundshme me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

Dyshja u fotografuan së bashku gjatë një darke private, duke nxitur spekulime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Fotot u bënë virale në rrjetet sociale, ndërsa burime për “Entertainment Tonight” kanë thënë se Perry dhe Trudeau “po njihen me njëri-tjetrin” dhe se për momentin bëhet fjalë për një raport miqësor dhe të rastësishëm.

Justin është karizmatik dhe ka energji pozitive – pikërisht ajo që Katy dëshiron dhe ka nevojë tani

-u shpreh një burim për mediat amerikane.

Ndërkohë, marrëdhënia mes Perry dhe ish-partnerit të saj, Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë, raportohet se është “e tendosur dhe e çuditshme”.

Edhe Trudeau ka qenë në qendër të mediave për jetën e tij personale pas ndarjes nga bashkëshortja Sophie Grégoire Trudeau.

Për momentin, as Perry dhe as Trudeau nuk kanë komentuar publikisht mbi thashethemet që po qarkullojnë.