Gossip

Katy Perry mbyll turneun europian në mënyrën më speciale!

Katy Perry ka përfunduar me sukses pjesën europiane të turneut të saj “The Lifetimes Tour”, duke e mbyllur me energji, stil dhe një gjest shumë personal për ekipin.

Gjatë natës së fundit në Madrid, 41-vjeçarja u pa prapa skenës teksa i bënte një tatuazh artistit të tatuazheve Berni Coronado Morales.

Pas 24 koncerteve në Europë, këngëtarja tani po përgatitet për pjesën aziatike të turit, e cila do të kulmojë në Abu Dhabi më 7 dhjetor.

Në Instagram, ajo ndau momente nga nata finale, ku shkëlqente me një fustan të shkurtër argjendi të mbuluar me gurë të shndritshëm, shkruan DailyMail.

Mes pozave plot gjallëri, Katy u fotografua duke vizatuar një shkronjë “K” të vogël në kyçin e dorës së Morales.

Ajo publikoi gjithashtu një video në TikTok, ku me humor tha se po “fillonte një punë të dytë” si artiste tatuazhesh.

Ky moment erdhi pasi edhe Katy, së bashku me anëtarët e ekipit, bënë tatuazhe të njëjta për të shënuar fundin e etapës europiane të turneut.

Javën e kaluar, ajo zbuloi një tatuazh në formën e gjysmës së një fluture në kyç, i kombinuar me një tatuazh pasqyrë të një shoqeje.

Fansat nisën të spekulonin se personi tjetër ishte partneri i saj i ri, Justin Trudeau, por Katy sqaroi se tatuazhet i përkisnin vetëm ekipit të saj.

Paralelisht me turneun, këngëtarja ka publikuar edhe videoklipin e ri “Bandaids”, një këngë që aludohet se flet për arsyet e ndarjes së saj nga aktori Orlando Bloom, me të cilin ndan një vajzë pesëvjeçare, Daisy Dove.

Katy ka pranuar se e pati të vështirë ta nxirrte këtë projekt për shkak të ngarkesës emocionale, por shpreson që mesazhi i këngës t’i ndihmojë ata që po kalojnë situata të ngjashme “të gjejnë forcën për të vazhduar përpara”.