Gossip Music

Katy Perry shpërthen në ndjenja! Kënga e re “Bandaids” zbulon të vërtetën e dhimbshme pas ndarjes nga Orlando Bloom?

Katy Perry është rikthyer fuqishëm në muzikë, këtë herë me një mesazh të ndjerë dhe plot reflektim. Kënga e saj më e re, “Bandaids”, e publikuar së fundmi, po komentohet gjerësisht për emocionin e fortë që mbart dhe për mënyrën se si pasqyron periudhën e vështirë që këngëtarja kaloi pas ndarjes nga aktori Orlando Bloom.

Në një postim emocional në Instagram, artistja 41-vjeçare pranoi se publikimi i këngës nuk ka qenë një vendim i lehtë.

Kam luftuar me veten për muaj të tërë nëse duhet ta nxirrja apo jo, sepse kjo këngë ekspozon një anë shumë të brishtë të shpirtit tim

-shkroi ajo, duke shtuar se sinqeriteti në art mbetet një sfidë edhe pas shumë vitesh karrierë.

Por nëse kjo këngë arrin të prekë qoftë edhe një person që po kalon të njëjtën dhimbje, atëherë e gjithë kjo ka pasur kuptim

-përfundoi këngëtarja, duke falënderuar fansat për mbështetjen e madhe.

Në videoklipin e “Bandaids”, Perry shfaqet duke përballuar metaforikisht procesin e shërimit pas një lidhjeje, përmes skenave simbolike që përfaqësojnë dhimbjen, ndarjen dhe forcën për t’u rindërtuar.

Kënga vjen vetëm pak muaj pas përfundimit të lidhjes nëntëvjeçare me Orlando Bloom, me të cilin këngëtarja ndan një vajzë, Daisy Dove, të lindur në vitin 2020.

Me “Bandaids”, Katy Perry tregon se është gati të hapë një kapitull të ri në jetën dhe karrierën e saj, një rikthim artistik që vjen nga zemra dhe që flet për fuqinë e ndjeshmërisë, dhimbjes dhe shpresës.