Aktualitet

KE, Shqipëria rrezikon zvogëlimin e investimeve të huaja

Shqipëria rrezikon që nga njëri vit në tjetrin të përballet me sfidën e zvogëlimit të investimeve të huaja direkte në kushtet kur dy projektet e mëdha të energjisë(TAP dhe Devolli) po kompletohen dhe kur investimet e tjera kanë në bazë burimet natyrore apo janë të patregtueshme. Raporti i Komisionit Europian i publikuar këtë korrik ka marrë në analizë Programet e Reformave Ekonomike të disa vendeve në Ballkan, përfshirë Shqipërinë duke evidentuar për secilin situatën, risqet dhe duke bërë edhe disa rekomandime.