Film & Tv

Keijsi Hyseni: “Stelina dashuri me shikim të parë, ja çfarë më pëlqen tek ajo…”

I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” ka qenë një nga konkurrentët më të përfolur momentalisht në “Përputhen”, Keijsi Hyseni. Në këtë dalje të tij, ai ka folur më shumë për vendimin për t’u bërë pjesë e këtij programi, si dhe për dashurinë e tij, Stelinën…

Si vendose që të bëhesh pjesë e “Përputhen” dhe si arrite që të bëhesh kaq i komentuar në publik?

Nisi si lojë. E para, që të tregoja nëse arrin të bëhet një tip si i imi pjesë e programit. E dyta, doja të tregoja karakterin tim, që ka edhe kështu djem.

Njerëzit shikojnë një gjë që nuk është parë më herët në atë emision. Unë nuk di të bëj show, përpiqem ta bëj gjithçka si e ndjej. Këtë seriozitetin e marrëdhënies dhe protektivitetin ndaj të gjithëve që sulmohen, këtë nuk e kanë parë në sezonet e kaluara.

Si ishte e vërteta e lajmeve që u hapën për ty dhe Loredanën?

Pjesa me Loredanën ka qenë një gabim që e kanë keqkuptuar të gjithë. Ishte vetëm një rastësi që u hasëm bashkë. Unë isha në punë dhe thjesht u shoqëruam pak bashkë. Loredana është tërhequr për arsyet e veta, jo për këtë rast. Shkëmbyem disa mesazhe të vogla kur doli ky si lajm, por nuk kemi komunikuar më.

Çfarë çmon më shumë tek Stelina që të ka marrë zemrën?

Sinqeritetin, seriozitetin, ka kapacitetin për të biseduar dhe për të krijuar diçka me rrënjë të forta. Çdo çift ka sherre, por ne e ndajmë me gjithë publikun. Ajo është pak xheloze, por unë i qëndroj sa më korrekt dhe sa më serioz raportit, si brenda dhe jashtë programit. Ne kemi dashurinë. Ne e kishim dashuri me shikim të parë që në fillim. Kam ndjenja dashurie shumë të forta për të.

Jemi në një format që jemi njohur aty dhe duhet ta vazhdojmë lidhjen aty, për respekt të formatit dhe publikut. Nuk kemi dalë ndonjëherë në konkluzion shumë të fortë për të lënë programin. Po shijojmë momentin.

Keijsi vijoi:

Mbas shiut del gjithmonë dielli. Nga ferrat del trëndafili. Atje ku ka dashuri, ka dhe xhelozi. Nëse nuk ka xhelozi, nuk ka dashuri.

Çfarë ka thënë familja për zgjedhjen tënde?

Nuk jam tip që flas shumë për marrëdhënien time. Në momentin që unë e shijoj atë gjë, nuk i marr për bazë fjalët e të tjerëve. Nuk ndikohem.

Është arritja më e madhe që të gjesh një person që qëndron gjithmonë krah teje. Nëse e gjen, nuk duhet ta lëshosh kurrë.