Para pak ditësh u lajmërua nga vetë kënëgëtarja Billie Eilish nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory se një këngë e re po vinte. Të gjithë fansat u çmendën nga ky lajm dhe mezi po prisnin.
Pritjes i erdhi fundi për arsye se Billie e publikojë këngën e saj. Një këngëtare, e cila vetëm 19 vjeç ka arritur që të ketë një karrierë shumë të suksesshme. Edhe këtë herë kjo gjë nuk mund të vihej në diskutim pasi kënga arriti që vetëm pak orë pas publikimit të saj të numëronte mbi 3 milionë klikime.
Por me të drejtë na lind pyetja se çfarë ka pasur të veçantë ky projekt në krahasim me të tjerat. Kjo këngë e cila mban titullin “Male Fantasy” është një projekt i xhiruar dhe i drejtuar krejtësisht nga Billie Eilish vetë.
Këngët e saj gjithmonë arrijnë që të priten shumë mirë nga ndjekësit dhe fansat e saj. Kujtojmë gjithashtu se hitet e tjera të saj duke filluar nga “Bad Guy” e deri tek “Happier Than Ever” të cilat kanë arritur mbi 10 milionë klikime në vetëm në pak ditë.

Rikujtojmë se Billie Eilish nuk është nominuar vetëm në një, as në dy por në plot shtatë kategori për ceremoninë e madhe të ndrajes së çmimeve ‘Grammy’. Suksesi i saj është thjeshtë i padiskutueshëm për faktin se bukuroshja 19-vjeçare ka arritur që gjatë gjithë këtij viti të jetë shumë e angazhuar dhe mjaft e përfshirë në vijimin plot arritje të karrierës së saj.
Që pas publikimit të listës së plotë të të nominuarve vetë Billie publikoi një foto në rrjetin e saj social Instagram nga ku edhe kishte shkruar se:
Kjo eshte vërtetë e pabesueshme! Totalisht e shokuar, një lajm kaq i mahnitshëm për t’u zgjuar. Mund të bërtas. FALEMINDERIT @recordingacademy. Shtatë.