Celebrities Live From Tirana

Kënga ikonike “Si banania” do të vijë në një formë të re?! Edmond Mancaku zbulon detajet!

Në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth projektit të famshëm muzikor që ka bërë për vete të gjithë publikun ishte i ftuar muzikanti dhe krijuesi i këngës ikonike “Si banania”. Ky projekt është i veçantë pasi krahason femrën me bananen. Dhe ja çfarë ka për të thënë Mancaku në lidhje me këtë.

Kjo këngë ka patur edhe albumin me po të njëjtin titull “Si banania” dhe u krijua apostafat për Dashnor Dikon. Kam qenë në dilemë sepse nuk duket mirë të krahasosh vajzat me bananen, sikur nuk shkon. Alqi Boshnjaku i cili ka bërë tekstin më tha se do të ketë sukses. Si këngë ka arritur të godasë. Gjithsesi ngelen krahasime me tinguj muzikore. Doja të kisha një material optimist sepse 70% e materialeve muzikore në vitet 1997 ishin me qarje e plumba. Kjo këngë i vuri vulën në sensin që njerëzit donin të harronin. U konstatua atëherë si këngë sepse maestro Zhani Ciko nuk e pëlqeu. I vetmi pishman që kisha tek kjo këngë ishte se pasi doli më ngeli vetëm autorësia dhë titulli. Dashnori e voli mirë si këngë (qesh). 

Por a ka patur kërkesa Edmondi për këngë të tjera të këtij lloji si kënga “Si banania”?

Më ka qëlluar që erdhi dikush, një këngëtar jo i njohur që do më paguante edhe shumë mirë madje. Kërkonte një këngë si versioni i “Si banania” por me një tjetër frut, kumbullën (qesh). Nuk pranova, i thash kam hequr dorë nga këngët me fruta apo perime (qesh).

Por a do të sjellë së shpejti Edmondi një projekt të tijin muzikor?

Po, së shpejti “Si banania” do të vijë në një formë regatoni. Bashkëpunimi do të jetë me vajzën time, Uendi Mancakun, e cila është e njohur për pjesëmarrjen e saj në disa Festivale si dhe me një repist. Në fakt bashkëpunimin ende nuk e kam vendosur, janë 2-3 persona në lojë që kanë qenë të gatshëm. Kisha dëshirën që ky projekt të vinte ndryshe. Gjithashtu ditën që pandemia do të mbarojë, koncerti im i parë do të jetë tek Liqeni, ku do të kem koncertin tim të parë vetëm rrok.

https://www.youtube.com/watch?v=e-wGBbOVwuw