Lancio Music

Këto 5 hite muzikore kryesojnë për këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar!

“Lancio” është emisioni muzikor në Top Albania Radio, i cili nën moderimin e Albana Ruçi, ju shoqëron me këngët më të pëlqyera dhe të klikuara, si dhe me klasifikimet e hiteve muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare. Për sa i përket së martës, në “Lancio” ju do të ndiqni 5 hitet muzikore që kryesojnë për këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar.

Duket se këto projekte muzikore janë të qëndrueshme, teksa me përjashtim të këngës së pestë, katër të parat ruajnë po të njejtin vend në klasifikim si edhe javën e shkuar. Por, në rast se e keni humbur klasifikimin e javës së kaluar, ndiqni më poshtë renditjen e kësaj jave!

5. Where Are You Now (Official Video) – Lost Frequencies ft Calum Scott

4. Surface Pressure – Jessica Darrow

3. abcdefu – GAYLE

2. Peru – Fireboy DML & Ed Sheeran

1.We Don’t Talk About Bruno