Showbiz

Këto janë bizneset që do të rihapen për qytetarët duke filluar nga sot

Në kuadër të rregullave strikte të vendorusa nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në vendin tonë, bizneset që janë lejuar të vazhdojnë punën duke respektuar fashat orare 5:00 me 13:00 kanë qenë vetëm bankat, marketet, tregjet e fruta-perimeve si dhe farmacitë.

Listës së këtyre bizneseve i shtohen dhe disa të tjera që kanë filluar të rihapen për t’u ofruar shërbimet e tyre qytetarëve. Në vazhdim do të jenë të hapura gomisteritë, kancelaritë dhe libraritë. Këtë e ka bërë të ditur urdhëri i ri nga Ministria e Shëndetësisë.