“Lancio” mbyll rrugëtimin e përjavshëm 5-ditor edhe këtë të premte me një tjetër episod dinamik. Gjatë kësaj jave, dëgjuesit e Top Albania Radio-s patën mundësinë të dëgjojnë këngët më të mira të cilat kanë qenë në krye të klasifikimeve shqiptare dhe ndërkombëtare, teksa gjithashtu zbuluan detaje interesante lidhur me artistët më në zë të momentit në intervista.
E teksa misioni i “Lancio” nuk është vetëm t’ju argëtojë, por edhe t’ju njohë me sa më shumë informacione rreth këngëve, artistëve dhe klasifikimeve të ndryshme muzikore, kjo e premte lidhet me pesë këngët më të transmetuara të javës në Spotify. Zbulojini ato në klasifikimn e mëposhtëm me renditjen nga numri pesë, te kënga në krye të listës e cila mban kurorën për këtë javë.