Gossip

Khloé Kardashian habit publikun: “Nuk kam bërë seks për më shumë se tre vjet!”

Khloé Kardashian ka bërë një rrëfim të papritur dhe mjaft të sinqertë gjatë premierës së sezonit të shtatë të serialit “The Kardashians”, duke folur hapur për jetën e saj private dhe periudhën e gjatë të beqarisë.

Në një bisedë me Simon Huck, i cili po fliste për fushatën e re të markës “Lemme” me Julia Fox – e njohur për deklaratën se nuk ka bërë seks prej katër vitesh – Khloé reagoi duke rrëfyer se edhe ajo ka kaluar një periudhë të ngjashme.

Unë nuk kam bërë seks për më shumë se tre vjet

-tha 40-vjeçarja me qetësi, duke befasuar Simonin, i cili nuk mundi ta fshihte tronditjen.

Vërtet nuk po del me askënd, Khloé? Nuk është askush në listën tënde?

-e pyeti ai i habitur.

“Jo,” u përgjigj ajo prerë, duke shtuar se nuk po komunikon me askënd as në mënyrë private.

Nuk kam numrin e telefonit të askujt. Nuk po i dërgoj mesazh askujt.

Producentët e serialit më pas pyetën motrën e saj, Kourtney Kardashian, për mendimin që kishte rreth zgjedhjes së Khloé-s për të qëndruar e vetme.

Mendoj se kur ke fëmijë të vegjël, nëse nuk ka askënd që ia vlen kohën tënde, përqendrohu te fëmijët e tu

-tha Kourtney, duke mbështetur publikisht motrën e saj.

Gjatë episodit, Khloé dha edhe një përditësim për jetën e saj personale, duke shtuar se ndjehet më mirë se kurrë:

Më pëlqen të jem 40 vjeç. Është një ndjesi fantastike. Jam shumë e qetë me veten dhe e emocionuar për këtë fazë të jetës sime.

Ky rrëfim i hapur ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku fansat kanë përgëzuar Khloé-n për sinqeritetin dhe vendosmërinë për të vënë mirëqenien dhe fëmijët e saj përpara gjithçkaje tjetër.