Showbiz

Kiara Tito në zi për ndarjen nga jeta të gjyshes së saj të dashur!

Prezantuesja e njohur shqiptare Kiara Tito po kalon një moment të vështirë, pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj, Maria, e cila u shua në moshën 94-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka ndarë vetë Kiara me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, përmes dy fotove prekëse dhe një mesazhi plot emocion.

Në një prej fotove shihet Kiara gjatë shtatzënisë së saj, e ulur pranë gjyshes, ndërsa në tjetrën vogëlushja Luna Mari shfaqet duke përqafuar stërgjyshen e saj, në një moment të ngrohtë dhe të mbushur me dashuri.

Lamtumirë Nana Maria e dashur. Do më mungojë gjithmonë zëri yt, përqafimi yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe

-ka shkruar Kiara, duke shoqëruar fjalët me simbole paqeje dhe dashurie.

Postimi i saj ka prekur shumë ndjekës, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre për moderatoren.