Mund të jetë viti 2022, por fansat e Kim Kardashian janë kthyer në vitin 2010 për të rijetuar Vitin e Ri nga e kaluara, ku ylli dukej shumë ndryshe. Llogaria e përkushtuar e fansave të Kardashian në Instagram, Kardashianvideo, ka shfletuar arkivat për të gërmuar fotografi të 41-vjeçares Kim dhe vëllait të saj 34-vjeçar, Rob, teksa numëronin mbrapsht deri në mesnatë më shumë se një dekadë më parë.
Fotot në fjalë janë nga klubi i natës TAO në hotelin venecian në Las Vegas ku Kim po priste një festë speciale, e veshur me një fustan argjendi vezullues. Rob u shfaq në foto duke festuar së bashku me motrën e tij më të madhe, ndërsa kishte veshur një këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë.
Fotot e mëtejshme të Rob e shfaqnin atë të veshur ndryshe, teksa festonte me një kapele, bluzë të thjeshtë dhe këmishë me mëngë të shkurtra dhe pantallona të shkurtra. Fotot e reja treguan se Kim teksa dukej ndryshe nga pamja e saj shumë e përsosur sot, pavarësisht faktit se fotot e saj të vitit 2010 ishin magjepsëse dhe me shkëlqim.
Fansat vunë në dukje se buzët e Kim ishin më të holla në krahasim me imazhin e saj të sotëm, ndërsa vetullat e saj dukeshin gjithashtu më të lehta dhe më të shkurtuara se standardi i saj i sotëm. Vitin e kaluar, një kirurg nga MYA Cosmetic Surgery u shpreh se ylli i “KUWTK” kishte shtuar mbushës në buzët e saj, pasi kishte studiuar fotot e saj.