Kim Kardashian ka folur hapur për udhëtimin e saj drejt juridikut, teksa në episodin e ri të The Kardashians, të transmetuar të enjten, u shfaq festa surprizë që i organizuan për të shënuar diplomimin pas gjashtë vitesh studimi.
Mes të ftuarve ishte edhe Van Jones, analisti dhe avokati që e kishte inkurajuar Kim-in të hynte në këtë program.
Gjithçka nisi me Van Jones
-tha 45-vjeçarja, duke pranuar se motivimi dhe rruga drejt drejtësisë nuk ka qenë aspak e lehtë.
Jones, në fjalimin e tij, e cilësoi hyrjen e Kim-it në botën e drejtësisë penale si “një mrekulli”, duke vënë në dukje impaktin e saj për t’i dhënë zë kauzave të nënvlerësuara. Ai shtoi me humor se askush nuk do të investonte gjashtë vite të jetës për një “stunt publicitar”.
Kardashian e mori komentin me sportivitet:
Kim K. do të shpenzonte gjashtë vite për një stunt publicitar… do të ishte stunt-i më i zgjuar ndonjëherë!
-tha ajo duke qeshur, por sqaroi se motivimi i saj për të studiuar juridik ka qenë absolutisht i vërtetë.
Gjatë viteve të fundit, Kim dhe Jones kanë bashkëpunuar në reforma të drejtësisë penale, bashkëpunim që dikur ngjalli thashetheme për një lidhje mes tyre, diçka që të dy e mohuan me humor.
Edhe pse është diplomuar, Kim ka konfirmuar së fundmi se nuk e ka kaluar ende provimin e Kolegjit të Avokatëve të Kalifornisë, por është e vendosur ta provojë përsëri.