Kim Kardashian ka ndezur atmosferën festive dhe rrjetet sociale me një seri veshjesh tepër provokuese, të cilat publikuar menjëherë pas transmetimit special “Kimmas” në TikTok Live.
45-vjeçarja publikoi në Instagram disa pamje të reja ku shfaqet më sensuale se kurrë.
Në fotot e para, Kim pozon me një fustan të bardhë babydoll që theksonte bustin e saj, i zbukuruar me lesh artificial dhe fjongo festive.
Ajo e kompletoi look-un me geta dantelle dhe një fjongo elegante në flokët e zinj, duke krijuar një imazh klasik festash… por shumë më provokues.
Për veshjen e dytë, Kardashian u transformua në një version luksoz të “lepurushit të dëborës”: një kostum i ngushtë i bardhë me shpinë të hapur, detaje prej pelushi dhe një fjongo gjigante. Veshët e bardhë dhe takat e larta e bënë pamjen akoma më dramatike.
Në një set tjetër fotosh, themeluesja e SKIMS shfaqet ulur në një karrige kadifeje të kuqe, e rrethuar nga dhurata dhe e veshur me një top leshi të bardhë dhe geta të njëjta, duke shkruar:
Gëzuar Kimsmas
Gjatë live-it, Kim u shoqërua edhe nga personazhe të njohura, përfshirë Nicolas van Steenberghe nga Love Island, i cili pozoi pranë saj me pizhame të kuqe flaneli dhe këmishë të zbërthyer.
Pamjet kanë pushtuar rrjetin, me fansat që komentojnë se Kim sapo “e rimori fronin” e festave.