Kim Kardashian u fotografua të shtunën në mbrëmje në Los Angeles, teksa doli për një mbrëmje familjare me tre nga katër fëmijët e saj Chicago, Saint dhe Psalm, si dhe mbesën Dream Kardashian.
Ylli 44-vjeçar i reality-t u pa e veshur me një pallto lëkure ngjyrë kafe, kapelë bejsbolli dhe syze dielli të mëdha, duke kompletuar look-un me geta të zeza me dantella, në stilin e saj karakteristik glam por komod.
Fëmijët tërhoqën vëmendjen me paraqitjen e tyre të ëmbël, ndërsa Kim shihej duke mbajtur për dore vajzën e saj Chicago.
Dalja publike vjen pak pas një takimi surprizë me Britney Spears, ku Kim, motra e saj Khloe dhe miq të tyre kaluan një mbrëmje së bashku në një festë me pizhame.
Pamjet nga takimi bënë xhiron e rrjetit, me disa fansa që spekuluan se fotot ishin të krijuara ose modifikuara nga inteligjenca artificiale.
Britney Spears i hodhi poshtë dyshimet duke publikuar më vonë disa video nga takimi, ku falënderoi familjen Kardashian për mikpritjen dhe ndau momente të qeshura, të relaksuara dhe spontane me to dhe fëmijët.