Gossip

E famshme, e pasur, por e vetmuar? Kim Kardashian zbulon plagën e saj më të madhe emocionale!

Kim Kardashian ka folur hapur për frikën për t’u dashuruar sërish pas divorcit nga Kanye West, duke pranuar se ka ndërtuar një “mur emocional” për t’u mbrojtur nga lëndimet dhe presioni i famës.

Në episodin më të ri të reality show-t “The Kardashians”, biznesmenja 44-vjeçare rrëfeu se ekspozimi i vazhdueshëm para kamerave dhe mediat kanë ndikuar thellë në mënyrën se si ajo e përjeton intimitetin dhe lidhjet romantike.

Gjatë një bisede me Sarah Paulson, kolegen e saj në projektin “All’s Fair”, Kim shpjegoi se kalon deri në 16 orë në ditë në xhirime, e rrethuar nga njerëz që shohin nga afër krizat familjare, sfidat me fëmijët dhe vëmendjen e pandërprerë të medias.

Sipas Paulson, vitet nën vëzhgim publik e kanë detyruar Kim-in të jetë vazhdimisht e vetëdijshme për sjelljen e saj dhe ta mbajë veten të “blinduar” emocionalisht, si një mënyrë për të mbijetuar nën presion.

Kjo, e kombinuar me martesën e saj të ekspozuar dhe dëshirën për të mbrojtur fëmijët nga konfliktet mediatike, e ka shtyrë drejt vetëizolimit.

Aktorja i tha drejt e në sy se fama e ka detyruar të duket gjithmonë e fortë, duke ngritur një mur që jo vetëm e mbron nga opinioni publik, por edhe nga ndjenjat e veta më të brishta. Paulson theksoi se përpjekja e Kim-it për t’i mbajtur fëmijët larg dramave publike e ka bërë atë edhe më të tërhiqet brenda vetes.

Kim pranoi se ky “mur” është ngritur si mekanizëm mbrojtës:

E di çfarë po thotë Sarah. E kam forcuar këtë mur për të mos u lënduar

-rrëfeu ajo.

Kur producentët e Hulu e pyetën se sa e vështirë është të jetojë duke e ditur se të gjithë kanë një mendim për jetën e saj personale, ajo u përgjigj se është mësuar:

Ka qenë jeta ime për kaq shumë kohë

Ajo shtoi se, me kalimin e kohës, njeriu mësohet me beqarinë, privatësinë dhe rutinat e veta, gjë që e bën më të vështirë të imagjinosh sërish ndarjen e intimitetit me dikë tjetër.

Megjithatë, Kim theksoi se në thelb mbetet një romantike e pashpresë:

Kur të vijë personi i duhur, do të jem më se e gatshme

Sarah Paulson e inkurajoi se, nëse punon për të ulur mburojat emocionale dhe lejon veten të jetë pak më e brishtë, ajo do të mund të hapet ndaj një romance të madhe që e meriton.

Kim Kardashian dhe Kanye West u ndanë në vitin 2021 pas gati shtatë vitesh martesë, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2022. Çifti ka katër fëmijë: North, 12 vjeç, Saint, 9 vjeç, Chicago, 7 vjeç dhe Psalm, 6 vjeç.