Gossip Showbiz

Kim Soo-Hyun akuzohet për lidhje me të ndjerën Kim Sae-Ron kur ajo ishte e mitur? Çfarë ka deklaruar aktori koreano-jugor?

Aktori i njohur korrano-jugor, Kim Soo-Hyun, ka mohuar akuzat se kishte pasur një lidhje me aktoren e ndjerë Kim Sae-Ron kur ajo ishte e mitur. Ai shpërtheu në lot gjatë një konference për shtyp, duke theksuar se nuk mund të pranonte diçka që nuk ishte e vërtetë.

Kim Soo-hyun, 37 vjeç, sqaroi se kishte pasur një lidhje me Kim Sae-ron pesë vjet më parë, por jo kur ajo ishte e mitur, duke e mohuar në mënyrë të qartë që marrëdhënia të ketë ndodhur kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe.

Polemikat u ndezën pas vdekjes tragjike të Kim Sae-ron në shkurt, e cila u gjet e vdekur në kushte të dyshuara si vetëvrasje në moshën 24-vjeçare. Në mesin e thashethemeve, disa marka të njohura, përfshirë Prada-n, ndërprenë bashkëpunimin me aktorin.

Kim Soo-hyun e quajti të pavërtetë pretendimin se marrëdhënia e tij me Kim Sae-ron kishte kontribuar në aktin tragjik të vetëvrasjes.

Ai po ashtu tha se materialet e publikuara në YouTube këtë muaj përmbanin dëshmi dhe prova të rreme, përfshirë screenshot-e të mesazheve që ai beson se nuk mund të ishin të aktores.

Avokatët e Kim Soo-hyun dhe të agjencisë së tij njoftuan se kishin paditur personat e përfshirë në materialet e YouTube për shpifje dhe shkelje të ligjit për mbrojtjen e informacionit, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 8.15 milionë dollarësh.

Kim Sae-Ron ishte një aktore e njohur dhe e suksesshme deri në vitin 2022, kur karriera e saj u dëmtua pas një incidenti ku ajo kishte vozitur në gjendje të dehur.

Kim Soo-Hyun ka arritur famë ndërkombëtare për rolet e tij në serialet e njohura koreane si “My Love from the Star” dhe “Queen of Tears”.