Bota

Kina kërkon të rihapet Ngushtica e Hormuzit!

Kina bëri thirrje që Ngushtica e Hormuzit të hapet sa më shpejt të jetë e mundur. Apeli vjen pas takimit në Pekin mes presidentëve Xi Jinping e Donald Trump.

Në të njëjtën kohë, Pekini zyrtar bën thirrje edhe për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Rrugët detare duhet të hapen sa më shpejt të jetë e mundur, siç kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare. Po ashtu, një armëpushim gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm duhet të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo luftë, që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, nuk ka arsye të vazhdojë, thuhet në një njoftim për shtyp të lëshuar nga Ministria e Jashtme kineze.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se homologu i tij kinez u zotua se Kina nuk do të çojë pajisje ushtarake në Iran dhe se ai u shpreh gati të ndihmonte në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Një ditë më parë, Irani njoftoi se forcat e tij lejuan kalimin e disa anijeve kineze.