Kina raporton numrin më të madh të rasteve të reja me koronavirus në thuajse 6 javë. Nga 108, 98 janë importuar çka rrit shqetësimet se udhëtarët e infektuar mund të nxisin valën e dytë të shpërthimit të Covid-19/ës në shtetin aziatik. Dy persona humbën jetën duke e çuar në 3 mijë e 341 numrin e viktimave në Kinë ku dhjetorin e kaluar u identifikuan rastet e para. Epiqendër ishte qyteti Uhan në provincën Hubei që u hap javën e kaluar, pas izolimit rreth 3 mujor për t’i bërë ballë koronavirusit.