Health & Beauty

Kjo pije rrit me 80% shanset për kancer gjiri tek gratë!

Sipas një studimi të kryera nga studiuesit e Universitetit Loma Linda dhe i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë, konsumimi i qumështit shton rrezikun për kancerin e gjirit te gratë. Sipas studimit, edhe sasitë relativisht modeste të qumështit mund të rrisin rrezikun e një gruaje për kancer gjiri deri në 80%, në varësi të sasisë së konsumuar. Të dhënat tregojnë se pirja e një sasie të vogël qumështi, në rendin e 1/4 ose 1/3 e filxhanit qumësht në ditë, shoqërohet me 30% rritje të rrezikut. Për një filxhan qumësht në ditë, rreziku relativ rritet në 50%, ndërsa për ata që konsumojnë dy deri në tre gota në ditë, rreziku shkon në 80%.

Shkencëtarët raportojnë, se arsyet e mundshme për të shpjeguar lidhjet midis kancerit të gjirit dhe qumështit mund të jenë përmbajtja e këtyre produkteve. Kanceri i gjirit tek gratë është shpesh i varur nga hormonet dhe marrja e qumështit dhe proteinave të tjera shtazore është lidhur në disa raporte me nivele më të larta në gjak të një hormoni të quajtur faktori i rritjes i ngjashëm me insulinën-1 (IGF-1), i cili mendohet se promovon lloje të caktuara të kancerit.

Mijëra raste me kancer të gjirit mund të parandalohen çdo vit nëse më shumë gra do t’u nënshtroheshin ndërhyrjeve parandaluese për heqjen e gjirit, sugjeron një studim i ri. Mastektomia, operacioni për heqjen e gjirit aktualisht u ofrohet kryesisht personave që janë diagnostikuar tashmë me kancer gjiri, ose grave që mbartin gjenet me rrezik të lartë si BRCA1, BRCA2 dhe PALB2. Por studiuesit thonë se edhe persona që mbartin gjene të tjera si ATM, CHEK2, RAD51C dhe RAD51D, mund të përfitojnë nga kjo masë parandaluese, sidomos nëse kanë edhe faktorë të tjerë rreziku. Këto faktorë përfshijnë historikun familjar me kancer, nëse gruaja ka ushqyer me gji, dendësinë e gjirit në mamografi, si dhe numrin e fëmijëve të lindur.