Celebrities Gossip Showbiz

Klajdi dhe Laerti flasin për Gjestin! “Ndoshta jemi pak të plakur…”

Pjesëmarrja e Gjestit në shtëpinë më të famshme në vend, ka trazuar ujërat dhe duket se banorët nuk janë shumë të kënaqur me praninë e tij.

Prej fillimit, ka pasur përplasje mes këngëtarit dhe disa banorëve, si Gerti, G-Bani, Laerti e të tjerë, të cilët nuk e kanë pritur mirë hyrjen e Gjestit dhe “pulsit të tij” në dinamikën e grupit.

Në një moment të fundit, karakteri i Gjestit është komentuar nga Klajdi dhe Laerti. Klajdi ka shprehur mendimin se situata duket paksa e këndshme dhe ndoshta duhet parë nga një këndvështrim tjetër, duke shtuar se ndoshta banorët janë “pak të plakur” për të kuptuar humorin ose momentet që sjell Gjesti.

E kemi marrë ne për keq, është e këndshme po ta mendosh. Por ndoshta jemi ne pak të plakur për ta parë ndryshe…

Nga ana e tij, Laerti ka theksuar se çdo gjë ka një masë duke nënkuptuar se sjellja e Gjestit duhet kontrolluar për të mos kaluar kufijtë.

Pavarësisht tensioneve, ditët në shtëpi janë bërë më gazmore, edhe pse situatat shpesh përshkallëzohen dhe nxehen. Kjo ka shtuar edhe më shumë interesin e publikut për zhvillimet e ardhshme në shtëpi dhe dinamika mes banorëve. Si do të zhvillohen ngjarjet në ditët në vijim mbetet për t’u parë.