Gjatë mbrëmjes së sotme, një zarf i bardhë ka mbërritur në shtëpinë më të famshme të vendit, duke sjellë një njoftim të papritur për banorët.
Zarfi, i hapur nga Aldo, komunikoi për një konferencë për shtyp për dy të nominuarit e kësaj jave.
Ky lajm ka nxitur emocion dhe kuriozitet mes banorëve, të cilët janë thirrur për të shtruar pyetje si gazetarë rreth marrëdhënies së dyshes për arsyet e televotimit të fundit.
Konferenca për shtyp ka pasur një sërë pyetjesh të drejtuara nga “gazetarët”, duke përfshirë temat më të nxehta dhe momentet e tensionuara mes banorëve.
Gjatë bisedave, u panë edhe disa ngacmime të vogla dhe shkëmbime të humorit, por ajo që na ka tërhequr vëmendjen ka qenë deklarata e Klajdit.
Ai, pas disa komplimentave për Eglin, duke mbështetur plotësisht fjalët e Xumit të shprehura më parë.
Më ps ka deklaruar se ishte e pamundur të mos biesh në dashuri me një femër kaq të bukur dhe me super personalitet si Egli. Klajdi ka pranuar gjithashtu se ka pasur një lloj ndjenje për Eglin, por ka shtuar se Xumi ishte ai që e ka shprehur ndjenjën e tij më parë, duke hapur kështu mundësinë për të dhe duke e lënë rrugën të hapur për të.