Showbiz

Klipi i bashkëpunimit të Drake dhe Dj Khaled ka në qendër Justin Bieber

Me siguri e keni dëgjuar bashkëpunimin muzikor të Drake dhe Dj Khaled i quajtur “Popstar”.

Nëse i hidhni një sy klipit të këtij hiti do të vini re menjëherë që protagonist në të është Justin Bieber. Do të thoni se çfarë kërkon kanadezi në klipin e një kënge që nuk e këndon vetë dhe në fakt përgjigja është shumë e thjeshtë.

Për shkak të koronavirusit, Drake dhe Dj Khaled e kishin të pamundur të bashkoheshin për të xhiruar klipin dhe vendosën të surprizonin publikun duke vënë në qendër të ‘jetën luksoze dhe shumë ekstra’ të Bieber.