Aktualitet

KLSH kallëzon ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi penalisht ish-kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë Ndriçim Dushku, pasi akuzohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 24.5 milionë lekësh nga tjetërsimi i pronave. Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, në cilësinë e Kryetarit të Komisioni i Qiradhënies të Tokës Bujqësore të Pandarë. Gjithashtu, së bashku me të u kallëzua edhe mbikëqyrësi i punimeve.