Aktualitet

KLSH padit katër ish-zyrtarë të ALUIZNI-t

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori, dy ish-drejtorë, juristin dhe hartografin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Dibër.  Ata akuzohen se kanë kryer legalizime të jashtëligjshme për 331 objekte informale duke cënuar rrugët kombëtare, distancat nga akset e Kategorisë B, si dhe në zonat e mbrojtura. Dëmi ekonomik shkaktuar shtetit kap vlerën e 288 milionë lekëve.