Gossip Showbiz

Kokëfortësia po i ndan? Rrëfimi i ndjerë i Mateos për Brikenën!

Një tjetër moment emocional ka prekur publikun në Big Brother VIP Albania, teksa Mateo Borri ka folur hapur për marrëdhënien e tij me Brikena Selmani.

Në Dhomën e Rrëfimit, ai pranoi se karakteri i fortë i të dyve shpesh i çon në përplasje dhe keqkuptime.

Të dy jemi kokëfortë dhe mbajmë ato inatet tona. Ajo priste të vija unë, unë prisja të vinte Brikena

-u shpreh ai, duke treguar se mungesa e një hapi të parë ka krijuar distancë mes tyre.

Megjithatë, Mateo la të kuptohet se ndjenjat nuk kanë munguar kurrë dhe se situata është thjesht pasojë e ngjarjeve të kaluara.

Ai u shpreh i vendosur për të rregulluar raportin dhe për të lënë pas çdo keqkuptim.

Dua të jem me Brikenën… nuk dua ta mërzis apo ta lëndoj

-tha ai, duke shtuar se çdo herë që është pranë saj, arrin të harrojë tensionet dhe mërzitë.

Nga ana tjetër, Brikena është parë mjaft e prekur emocionalisht ditët e fundit, duke reflektuar mbi marrëdhënien e tyre.

A do të triumfojë ndjenja apo krenaria?