Sport

Kombëtarja e Izraelit “zbarkon” në Tiranë

Në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve përballë Shqipërisë, kombëtarja e Izraelit zbarkoi sot në aeroportin “Nënë Tereza”. Avioni i delegacionit izraelit u prit nën masa të rrepta sigurie. Kjo është hera e dytë që përfaqësuesja e drejtuar nga Alon Hazan vjen në Shqipëri. Në 7 shtatori kombëtarja kuqezi do të luajë kundër Izraelit në stadiumin Elbasan Arena.