Kombëtarja shqiptare e U21-shit do të luajë ndeshjet e radhës të kualifikueseve të “Euro 2019” ndaj Spanjës dhe Estonisë. Skuadra e Alban Bushit do të kërkojë një rezultat pozitiv ndaj iberikëve. Të rinjtë e U21 thanë se skuadra nuk e ka më presionin e kualifikimit, ndaj duhet të bëjë një lojë të bukur. Shqipëri-Spanjë U21 do të luhet në “Selman Stërmasi”, më 11 tetor në Tiranë, ndërsa më 16 tetor përballet me Estoninë.