Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Je duke ecur rrugës, syzet të flasin, kufjet të japin këshilla… dhe telefoni? Telefoni është bërë praktikisht, praktikant. Mirë se erdhe në të ardhmen ku edhe aksesorët kanë më shumë “tru” se disa njerëz në trafik.
Kompania Nothing po përgatit një lëvizje që duket si upgrade i vete jetës. Sipas raportimeve, vitin e ardhshëm priten syze inteligjente me kamera, mikrofonë dhe speakera—pra jo vetëm që sheh botën, por botës i flet direkt nga fytyra jote. Dhe po, lidhen me telefonin dhe cloud-in për të përpunuar pyetje me AI… që do të thotë: nuk ke më justifikim për “s’e dija”.
Ndërkohë, këtë vit priten edhe kufje me AI. Pra nëse ke qenë duke folur vetëm me veten deri tani, urime—tani të përgjigjet dikush.
CEO-ja Carl Pei, që fillimisht nuk ishte fans i syzeve smart, tani ka bërë pivot si një startup që gjen funding: nga “jo, s’ka shans” në “ta bëjmë gjithë ekosistemin”. Strategjia është e bukur—jo vetëm telefona, por një univers pajisjesh që të rrethojnë si shokët që të japin mend… edhe kur s’e kërkon.
Problemi? Konkurrenca është si Champions League: Meta, Apple, Google—të gjithë në lojë. Pra Nothing duhet të bëjë diçka shumë “wow”, jo thjesht “nice design transparent që duket cool në Instagram”.
Por le ta themi troç: nëse këto syze funksionojnë si duhet, do vijë dita që do pyesësh: “A kam harruar telefonin?”… dhe syzet do të të përgjigjen: “Po, por për herë të parë në jetë, s’ka problem.
Dhe aty kupton që loja ka ndryshuar.