Aksionet e rrjetit social të ish-presidentit, Donald Trump pësuan një rënie të papritur. Çmimi i aksioneve të “Trump Media & Technology Group”, pronarit të Truth Social, ra me 22.3% vitin që lamë pas. Kjo shënoi humbjen më të madhe ditore për Trump Media që nga momenti i listimit publik në muajin mars, duke tejkaluar një humbje prej 21.5 për qind më 1 prill. Në mbylljen e tregut me çmimin mbi 51 dollarë, pjesa dominante e Trumpit në kompani vlerësohej rreth 5.9 miliardë dollarë.
Së fundmi, kompania mëmë e faqes së rrjeteve sociale të presidentit amerikan, Donald Trump, Truth Social tha se humbi 400.9 milionë dollarë vitin e kaluar dhe të ardhurat e saj vjetore ranë 12% në 3.6 milionë dollarë. Trump Media & Technology Group raportoi të ardhurat duke fajësuar për humbjet pjesërisht një marrëveshje për ndarjen e të ardhurave me një partner reklamimi të pazbuluar.
Bëhet e ditur se pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në nëntor, Trump në dhjetor transferoi të gjitha aksionet e tij me vlerë rreth 4 miliardë dollarë në letër si një “dhuratë me mirëbesim” për Fondin e Revokueshëm të Donald J. Trump. Aksionet e Trump arritën në më shumë se gjysmën e aksioneve të kompanisë. Donald Trump Jr., më i madhi nga pesë fëmijët e presidentit, është i vetmi administrues i besuar dhe ka fuqinë e vetme votuese dhe investuese mbi të gjitha letrat me vlerë në pronësi të trustit. Trump krijoi Truth Social pasi u ndalua nga Twitter dhe Facebook pas trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitol.