Nisja e sesionit të ri parlamentar pas 4 orësh, u parapri nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, nën drejtimin e Kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Opozita ngriti si shqetësim kriminalitetin e vrasjet në vend, si dhe akuzoi deputetët e Maxhorancës se janë të lidhur me krimin. Ndërkaq, me propozim të socialistit Eduard Shalsi, u vendos shtyrja e shqyrtimit të ligjit “Për Teatrin” që u rikthye nga Presidenti Ilir Meta.