Në Hong Kong vetëm pak orë më parë është konfirmuar rasti i parë i një kafshe të infektuar me Koronavirus.
Bëhet fjalë për një qen rezultatet e të cilit dolën pozitive me Covid-19 duke shënuar rastin e parë në botë i një kafshe të prekur nga virusi i rrezikshëm.
Zyrtarët e shëndetin ende nuk kanë dalë në përfundimin nëse qeni, i cili deri tani nuk ka simptoma, të jetë infektuar nga njerëzit apo mban virusin në gojë dhe në hundë për shkak të ndotjes së mjedisit.
Qeni është vendosur në një strehë më vete nga kafshët e tjera ndërkohë që më shumë teste do të bëhen mbi qentë pas këtij rasti.