Bota Lajmet e fundit

Konfirmohet samiti i dy Koreve këtë muaj

Konfirmohet takimi i nivelit të lartë mes dy Koreve. Presidentët Kim Jong-un e Moon Jae-in do të takohen nga data 18 deri më 20 Shtator, në të tretin samit në më pak se 6 muaj. Lideri koreano-verior u zotua për Denuklearizimin që pas takimit historik të 12 Qershorit me Presidentin Trump. Por, marrëveshja e tyre u kritikua për mungesë detajesh. Ndërkaq, konstatohet se Koreja e Veriut nuk po bën mjaftueshëm për të çmontuar impiantet bërthamore e raketore.