Aktualitet Politikë

“Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE”, Rama për raportin e “Standard & Poor’s Global Ratings”: Ata që ankohen për 2 minuta shaka me Lulin, s’do e lexojnë këtë lajm!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar si lajm shumë pozitiv raportin e agjencisë ndërkombëtare e vlerësimit, “Standard & Poor’s Global Ratings”, për Shqipërinë teksa shprehej se vendi jonë ka perspektivë të qëndrueshme.

Rama shkruan se ky vlerësim konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE, duke ‘thumbuar’ opozitën dhe duke thënë se “e di që ata që ankohen për 2 minuta shaka me Lulin se duan program, nuk do e lexojnë këtë lajm”.

“Lajm shumë i mirë. Në raportin e saj më të fundit, agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit, “Standard & Poor’s Global Ratings”, pikë referimi e palëvizshme për tregjet financiare, investitorët dhe vlerësuesit e shteteve, ka përmirësuar përsëri vlerësimin afatgjatë të kreditit të Shqipërisë në “të qëndrueshme” (në “BB” nga “BB-“) duke e ngritur më tej vendin tonë në një nivel të ri, e duke konfirmuar edhe nga ky këndvështrim progresin e pandalur të Shqipërisë. E di që ata që ankohen për 2 minuta shaka me Lulin se duan program, nuk do e lexojnë këtë lajm”, shkruan Rama.

“Unë jam me shprehjen që nuk ka rëndësi ngjyra e maces, por mjafton të kapë minjtë, dhe minjtë i kapim ne, jemi aq të zotët sa kapim jo vetëm minjtë e komshinjve por dhe minjtë tanë”, kështu u shpreh Edi Rama gjatë takimit që pati sot në Gjirokastër me mbështetësit e tij.

Rama sërish e vuri theksin te integrimi në BE duke thënë se askush tjetër veç PS nuk mund ta bëjë, duke thënë se edhe këtë herë shqiptarët duhet që t’i besojnë kësaj force politike, e pas integrimit, sipas tij, mund të ketë shpresa që ‘të lulëzojë ndonjë emër tjetër nga partitë kundërshtare’.

“Sot kjo është e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje PS! Pasi të hyjmë në BE, pastaj ka kohë, do jetë tharë dhe këneta edhe me ndihmë të Zotit do lulëzojë ndonjë gjë dhe në krahët e tjerë se deri tani është vetëm ferra, britma zogjsh kënete. Gjë tjetër nuk shoh, mbase ju shihni, por unë nuk shoh.

Dje pashë një bretkosë të vogël që thoshte ja si do ndryshojë tavolina juaj në 12 maj, ishte një tavolinë bosh që më pas mbushej me ushqim, muhabet bretkose domethënë.

Siç tha se shoku Tërmet (Peçi), zgjedhja për çdo deputet është e lirë, ama kalon njëherë nga shenja e numrit 5, e më pas zgjedh kandidatë sipas dëshirës”, tha Rama.