Aktualitet

Korçë, makina del nga rruga, dy të plagosur rëndë

Një tjetër aksident me pasojë plagosjen e dy personave u shënua në aksin Korçë- Pogradec. Ngjarja ndodhi pranë fshtatit Lumalas ku dyshohet se një automjet doli nga rruga. Për pasojë dy persona mbetën të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po heton për shkaqet aksidentit.