Aktualitet

Koronavirusi/ Italia dhe Franca në izolim deri më 10 maj

Kryeministri italian Giuseppe Conte, i cili urdhëroi zgjatjen e bllokimit kombëtar deri më 3 Maj, tha se “nuk duhet të humbasin atë që kanë arritur deri tani” në përballjen me koronavirusin.  Por, nga nesër nisin disa biznese të mbyllura prej 12 Marsit, përfshirë dyqanet e librave, ato të veshjeve për fëmijë, lavanderitë e shërbime të tjera.

Duke mbetur në Europë, Franca është një tjetër vend që e pret zgjatja e izolimit, të paktën deri më 10 Maj. Ky duket të jetë plani i presidentit Macron, i cili përgatitet sonte për një fjalim drejtuar kombit, në orën 20:00. Shefi i Elizesë pritet të japë detaje se kur mund të rifillojë hapja në Francën që për nga numri i të infektuarve me koronavirus renditet e 4-ta në botë me mbi 133 mijë e po e katërta për nga viktimat, me 14 mijë e 393.  Ndërkaq, shifra në rritje po njeh dhe Rusia me më shumë se 18 mijë raste, më tepër se 2 mijë e 500 në 24 orë.