Shtatë objekte janë shembur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për t’i hapur rrugë projektit infrastrukturor të Korridorit 8, në segmentin Elbasan-Papër. Objektet ku është ndërhyrë janë një dhe dykatëshe.
Sipas kreut të IKMT-së, Afrim Qendro, për tre prej këtyre objekteve është kryer shpronësimi në përputhje me ligjin për interes publik, ndërsa pjesa tjetër ishte ndërtuar pa leje dhe pa tituj pronësie.
IKMT-ja thekson se këto veprime janë pjesë e planit për të garantuar zhvillimin e projektit strategjik dhe respektimin e ligjit për pronësinë dhe ndërtimet.