Rajoni

Korrigjimi i kufijve, Kuvendi i Kosovës nesër në seancë të jashtëzakonshme

Me kërkesë të Opozitës, Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që nesër të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë. Debati parlamentar fokusohet rreth idesë së shumë debatuar të Presidentit Thaçi “për korrigjim të kufijve”. Nismëtare është Lidhja Demokratike e Kosovës, e mbështetur nga Vetëvendosje e Partia Social-Demokrate.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se “Qëndrimet politike për dialogun me Beogradin do t’i paraqesë nesër”. Ndërkaq, shefi i Grupit të LDK-së, Avdullah Hoti pret mbështetje për të kaluar rezolutën ku theksohet se “Askush nuk ka të drejtë të negociojë e cënojë territorin e Kosovës”. Dardan Sejdiu i social-demokratëve theksoi se “Prej kohësh, partia e tij kërkon seancë mbi dialogun”.