Sport

Kosova publikon listën zyrtare për ndeshjet e qershorit, ftohet edhe sulmuesi që spikati në Superiore!

Kosova ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve, që janë ftuar për ndeshjet e qershorit. “Dardanët” do të zhvillojnë dy miqësore, ndaj Armenisë dhe Komoret.

Nuk mungon në listë Baton Zabërgja. Ylli i Dinamos shkëlqeu në edicionin e fundit të Superiores. Ismajl Beka është risi nga trajneri Foda, që rezervoi ftesë për mbrojtësin e Luzernit.

Ndeshja e parë ndaj Armenisë do të luhet më 6 qershor, më pas 3 ditë më vonë do të përballen me Komorret. Të dyja takimet do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.