Kosova do të luajë sot ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin 2026, ku përballë do të ketë Suedinë, në takimin që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke nisur nga ora 20:45.
Të prag të këtij takimi, trajneri Franko Foda foli për mediat ku u ndal te ndeshja e radhës, si edhe te mungesa e Amir Rrahmanit, i cili mungon për shkak dëmtimi. Sa i përket Zvicrës, Foda u shpreh se gabimet janë analizuar.
“Ne e kemi analizuar të gjitha gabimet në ndeshjen me Zvicrën. Jemi të vetëdijshëm që Zvicra është një kombëtare e fortë. Nuk kemi mundur ta zbatojmë lojën tonë në ndeshjen me Zvicrën, por në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë. Jam i bindur që kundër Suedisë do të luajmë shumë më mirë. Jemi në shtëpi dhe do të shohim t’i kënaqim tifozët, sikurse në ndeshjet e kaluara që i kemi fituar. Ne e kemi analizuar ndeshjen e Suedisë, ka skuadër shumë të mirë me lojtarë shumë të mirë. Është e qartë që Suedia është favorite, por për mua është e rëndësishme që ne të bëjmë një tjetër ndeshje. Ndaj Zvicrës në pjesën e dytë kemi luajtur shumë mirë, dhe për ne është me rëndësi që të synojmë ta fitojmë këtë ndeshje. Amir Rrahmani është ndër lojtarët më të rëndësishëm. Ai pati një lëndim në ndeshjen e kaluar. Si kapiten dhe lider i ekipit patjetër do të na mungojë. Kemi mjaftueshëm mbrojtës për ta zëvendësuar kapitenin”, u shpreh Foda.