Showbiz

Kosovë, dyshohej se ishte pozitiv me Covid-19, pacienti zhduket nga spitali

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë ku një pacient i shtruar zhduket nga spitali pasi priste zbardhjen e analizave për Covid-19.

Një punëtor krahu u shtrua në spital pasi u plagos në orarin e punës por gjatë vizitës mjekët dyshuan se ai gjithashtu mund të ishte i infektuar edhe me Koronavirusin e ri.

51-vjeçari u izolua në një dhomë në Klinikën Emergjente të QKUK deri në pritje të rezultateve. Në mbrëmje pacienti kishte ikur pa dijeninë e askujt dhe mjekët menjëherë kishin lajmëruar policinë për të gjurmuar qytetarin.

Pas disa orësh kërkime, punëtori nga Malisheva u lokalizua ndërkohë që autoritetet përkatëse po gjurmojnë edhe kontaktet e tij.