Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli afatin e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 Majit për kryetarë të komunave në veri. Interesimin e shprehën Partia Demokratike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe. Votimet do të zhvillohen në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan.