Në Kosovë, sot Kryesia e Kuvendit diskuton kërkesën e Opozitës që nesër të ketë seancë plenare të jashtëzakonshme. Lidhja Demokratike, Vetëvendosje dhe Partia Social-Demokrate kërkojnë debat parlamentar mbi idenë e Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Të tre subjektet opozitare synojnë miratimin e rezolutës me vetëm një pikë: “Që askush nuk ka të drejtë të negociojë e cënojë territorin e Kosovës”.