Punonjësit e Postës së Kosovës janë edhe sot në grevë e thonë se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave. Një prej tyre është dhënia në kohë e pagave. Posta iu nënshtrua dy herë procesit të privatizimit, por Qeveria dështoi ta përmbyllë procesin me sukses. Me vendim të Ekzekutivit, në vitin 2012 ajo u nda nga Telekomi dhe u vendos si Ndërmarrje Publike Qendrore.