Live From Tirana Sociale

“Kosto e madhe shpirtërore…”/Si e sheh Ndriçim Mehmeti nismën për një universitet për të moshuarit?!

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë eksperti i arsimit, profesori dhe profesionisti i fushës së arsimit Ndriçim Mehmeti. Në kuadër të përpjekjeve për të ndërtuar një mjedis më të pranuar për të moshuarit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do të angazhohen në vitet 2025–2030 në funksion në një universiteti për moshën e tretë dhe një nisme tjetër si të birësojmë një shkollë, të cilat synojnë fuqizimin e të moshuarve përmes edukimit e ndërveprimit ndër-brezor. Si e sheh Ndriçim Mehmeti këtë nismë?

Kush është synimi kryesor i kësaj nisme, çfarë kërkon të arrijë qeveria?

Një nga sëmundjet më të tmerrshme sot, një nga epidemitë më të tmerrshme, është vetmia. Njerëzit ndihen të vetmuar, kanë ikur të rinjtë, janë vetëm, disa kanë humbur dhe bashkëshortin apo bashkëshorten. Duhet gjetur një mënyrë që ata t’i socializosh, se nuk është çështja e lekut, ata mund t’i mbështesësh edhe me 500 euro, por është çështja shpirtërore. Edhe 500 euro t’i japësh, nuk është ky problemi, edhe ai pensioni i 13-të. Por kostoja më e madhe, është kosto shpirtërore. Prandaj bota i ka dhënë mundësi të gjithë këtyre njerëzve, qoftë të mësojnë të bëhen kujdestarë  të moshës së tretë. Një 60-vjeçar mund t’i shërbejë më mirë një 80-vjeçari, ta shoqërojë, të lexojë një libër, sepse është më afër moshës së tij, i di nevojat. Por shpirtërisht ai nuk mund të afrohet dot që të qajë hallet. Pra është një mënyrë socializimi që bota anglo-saksone e ka shumë të zhvilluar, edhe në Australi dhe Zelandën e Re. Dhe nuk është e keqe. Janë në kuadrin e bachelor, zgjat 2 apo 3 vjet dhe i japin mundësi të profesionalizohen në kuptimin e menaxhimit të turizmit, në gjëra antike për ata që janë të apasionuar pas antikuareve, në mënyrën se si t’i konservojnë. Këto vende nuk kanë kosto, të japin edhe ushqim, edhe kafe, falas dhe të japin edhe një bonus për shembull 200 paund meqë ndjek studimet. Ka një bonus financiar që e ndihmon atë.