Aktualitet Sociale

Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja si do funksionojë!

Kriza demokratike dhe plakja graduale e popullsisë po imponojnë zgjidhje të pashembullta për të mbajtur të angazhuar moshën e tretë. Në kuadër të përpjekjeve për të ndërtuar një mjedis më të pranuar për të moshuarit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do të angazhohen në vitet 2025–2030 në funksion në një universiteti për moshën e tretë dhe një nisme tjetër si të birësojmë një shkollë, të cilat synojnë fuqizimin e të moshuarve përmes edukimit e ndërveprimit ndër-brezor.

Universiteti për Moshën e Tretë (U3A) përbën një organizatë arsimore unike dhe globale, dedikuar personave mbi 50 vjeç. Ai krijon mundësi për të nxitur zhvillimin personal dhe angazhimin intelektual përmes kurseve me kohë të pjesshme dhe aktivitetit social, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin mendor, cilësinë e jetës e reduktimin e izolimit social e vetmisë. Tirana do të jetë qyteti i parë që do të eksperimentojë me këtë projekt.

Programet do të zhvillohen “nga anëtarët për anëtarët” dhe do të përfshijnë një shumëllojshmëri tematikash si arte, gjuhë të huaja, filozofi, histori, shkenca natyrore, çështje aktuale, kultura, vullnetarizëm e aktivitete krijuese. Modelet që frymëzojnë këtë nismë janë ato franceze dhe britanike, tashmë të përhapura në shumë vende të botës, edhe pse komunikimi mes rrjeteve U3A mbetet i kufizuar.

Rezultatet e pritshme përfshijnë stimulimin e aktivitetit mendor, nxitjen e lidhjeve sociale dhe përfshirjen e individëve të moshuar në aktivitete që nuk kanë pasur mundësi t’i eksplorojnë më parë, duke promovuar kështu një jetë aktive.

Treguesit e performancës përfshijnë miratimin e akteve ligjore për funksionimin e universitetit dhe hartimin e programeve konkrete arsimore, kulturore dhe sociale.

Treguesit e ndikimit parashikojnë krijimin e një modeli funksional të U3A në Tiranë dhe angazhimin e të paktën 80 individëve të moshuar në ndjekjen e kurseve.

Në një tjetër hap drejt integrimit të të moshuarve në jetën komunitare, projekti pilot “Të birësojmë një shkollë” synon krijimin e një ure ndërmjet brezave.

Nisma do të zhvillohet në bashkëpunim me SHSSH, MAS, OJF-të dhe pushtetin vendor e synon përfshirjen vullnetare të të moshuarve në jetën shkollore përmes mentorimit, ndarjes së eksperiencave jetësore apo leksioneve në fusha si matematika, gjuha, arte, shkencat natyrore, edukimi fizik, etj.

Krahas leksioneve dhe aktiviteteve edukative, projekti përfshin përfshirjen e përbashkët të të moshuarve dhe të rinjve në forume, aktivitete kulturore, mbjellje pemësh, diskutime mbi çështje klimatike apo seminare për luftimin e diskriminimit ndaj moshimit. Në këtë mënyrë, forcohet ndërveprimi social dhe ndërgjegjësimi mbi vlerën që të moshuarit sjellin në komunitet./ Monitor